Paraburgim për tre policët e Kosovës

Mos i humb

Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti. Nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit

Qeveria e Kosovës pretendon se policët janë “rrëmbyer”, pasi, sipas saj, ata janë arrestuar në territorin e Kosovës. Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.

Tre policët u morën të premten në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë. Ky institucion nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë akuzash rëndojnë mbi ta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më herët se, mesa duket, prokurori në Serbi i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve. Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit