Kurti nga Forumi i Prespës: NATO të gjykojë agresionin e Serbisë!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka qenë i pranishëm në Samitin e Prespës në Strugë të Maqedonisë së Veriut, ka falënderuar Departamentin Amerikan të Shtetit për thirrjen e bërë ndaj Serbisë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer.

Ai tha se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë që e cilësoi si agresion dhe kërkoi që të hiqet statusi që i lejon serbëve të kenë një armatë në vijën kufitare.

“Falënderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkojë të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”.

https://fb.watch/lc1Ss9rN9N/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit