Paralajmërimet e Ramës për kryebashkiakët, reagon Vasili: Pas 8 vjet grabitje miliardash, filloi mashtrimet që të justifikohet. SPAK turp që nuk vepron

Mos i humb

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave dhe paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama në takim me krerët e bashkive.

Vasili shkruan se pas 8 vitesh grabitje të miliardave kryeministri filloi përsëri mashtrimet për t’u justifikuar. Ndërkohë që ka dhe një kujtesë për SPAK.

“Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e rilindjes së Ramës!!

Kryeministri, qeveria dhe kryetarët e Bashkive rilindas vodhën dynjanë dhe shkretuan fshatin.

Tani mbas 8 vjet grabitje miliardash Kryeministri filloi sot mashtrimet përsëri që të justifikojë dhe vazhdojë vjedhjet.

Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e rilindjes sepse e kanë rrëmbyer të gjithë pushtetin dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta.

SPAK turp që nuk vepron këta po i pranojnë vetë që kanë batërdisur dynjanë”, deklaron Vasili.

Vasili Fb
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit