
Gazetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme, kur do të votohen ligjet censuruese, që vendosin median online nën kontrollin dhe presionin e qeverisë.
Enton Abilekaj u shpreh se gazetarët do ta refuzojnë këtë ligj dhe do t’i vijojnë protestat, qoftë edhe nëse burgosen, duke bërë kështu një paralajmërim të fortë, për veprimet e mëtejshme të komunitetit të gazetarëve.
“Kryeministri po përpiqet të dredhojë, është në natyrën e tji dredharake për të bërë pikërisht këtë. Nëse ligji miratohet ne sërish do ta refuzojmë këtë ligj. Protestat e gazetarëve do të vijojnë edhe kur ligji të hyjë në fuqi, ne do ta refuzojmë. Edhe nga burgu, nuk do ta pranojmë diktaturën”, u shpreh Abilekaj, gjatë protestës jashtë sallës së Kuvendit./TPZ.al/


