Paralajmërimi i Manastirliut: Fëmijët mbi 12 vjeç do të vaksinohen!

Mos i humb

Nga qyteti i Shkodrës Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar sot se mund të ketë në ulje të moshës së vaksinimit.

Manastirliu tha se Komiteti i Vaksinimit ka rekomanduar vaksinimin e fëmijëve deri në 16 vjeç, po ashtu injektimin e dozave dhe tek fëmijët plus 12 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

“Kanë rekomanduar dhe uljen e moshës për vaksinimin, kanë rekomanduar dhe vaksinim plus 12 për fëmijët që kanë probleme shëndetësore.

Këto rekomandime Komitetit të Vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme dhe do të ketë një vendim të Komitetit të Ekspertëve për përgjigjen ndaj Covid-19.

Vaksinimi është arma e vetme kundër Covid-19”, tha ministrja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit