Parandalohet krimi në familje, 43 vjeçari kanos me pistoletë ish-gruan në Tiranë

Mos i humb

Një grua i ka shpëtuar për mrekulli plumbave të armës së zjarrit, me të cilën po e kërcënonte ish-bashkëshorti.

Situata që mund të precipitonte edhe më larg, ndodhi mëngjesin e sotëm në një banesë në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar A. Merko, mbi të cilin tani rëndojnë dy akuza, kanosje të ish- bashkëshortes dhe armëmbajtje pa leje.

Policia bën me dije se pas njoftimit të marrë se në Sauk, “në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale”.

Gjatë kontrollit të banesës, u sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori kanosi gruan si dhe municion luftarak.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit