Qeveria e Francës ka vendosur të tërheq kandidaturën e Parisit për organizim të ekspozitës botërore Expo 2025.
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, deklaroi se vendimi për tërheqjen e kandidaturës është marrë për motive ekonomike, më konkretisht nga dyshimi për qëndrueshmërinë ekonomike nga frika e shpenzimeve shtesë të cilat do të mund të shfaqeshin në vazhdën e përpjekjeve për shkurtime në buxhetin publik.
Në arsyetimin për tërheqjen e kandidimit, kryeministri francez theksoi edhe mungesën e partnerëve privat të përfshirë në projekt.
Kandidatët tjerë për organizimin e panairit botëror Expo 2025 janë qytetet Ykaterinburg në Rusi, Osaka në Japoni dhe Baku, kryeqytet i Azerbajxhanit.
Parisi në vitin 2024 do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike./Rtv islam/