Parkoi makinën në mes të qytetit dhe u bëri të fortin policëve, e “pëson” drejtori i ujësjellësit

Mos i humb

Drejtori i Ujësjellësit në Përmet është vënë nën hetim nga policia pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për parkimin e automjetit. Blutë bëjnë me dije se F. D., 30 vjeç kishte parkuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe më pas ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Nuk iu bind urdhrit dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, duke e parkuar në mënyrë të parregullt automjetin, procedohet penalisht 30 vjeçari.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet(me detyrë drejtor i ujsjellësit në Bashkinë Përmet).

Shtetasi F. D., në datën 03.01.2022, në qendrën e qytetit të Përmetit nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.

Shtetasi i mësipërm u procedua penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit