Parlamentarët britanikë refuzojnë zgjedhjet e parakohshme, por Johnson nuk dorëzohet, do të provojë sërish

Mos i humb

Parlamentarët britanikë kanë refuzuar mbajtjen e zgjedhjevee të parakohshme në 12 dhjetor. Por, duket se kryeministri Johnson nuk ka hequr dorë nga plani i tij. Ai do të kërkojë sërish të votohet propozime për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë datë.

Propozimi i Johnson, vjen pas dështimit të arritjes së një marrëveshje mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. MB duhet të linte zyrtarisht unionin në 31 Tetor, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur.

Bashkimi Europian ka rënë dakord që Brexit të shtyhet deri në 31 Janar 2020.

Kryeministri Johnson u shpreh se Parlamenti nuk mund të “mbajë vendin peng” dhe se ky parlament tashmë është bërë “jofunksional”./TPZ.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit