Parler, një rrjet social i konsideruar si një bastion i fjalës së lirë, po vuan probleme për shkak të bllokimit të shkaktuar nga numri i madh i përdoruesve të rinj që po kalojnë masivisht në këtë platformë të revoltuar nga censura e kryer nga Twitter.
“Parler ka shpërthyer. Mijëra përdorues po shtohen në minutë dhe paralelisht ata po krijojnë probleme teknike për shkak të mbingarkesës”, tha drejtuesi i radios dhe aksioneri i Parler Dan Bongino.
Rritja e papritur e numrit të përdoruesve të rinj e ka bërë Parler aplikacionin më të shkarkuar në Amerikë në dyqanin Google Play sot, duke tejkaluar platformat si TikTok, Instagram dhe Twitter.
Para qershorit, Parler kishte një mesatare prej rreth 2,000 shkarkimesh.