Rusi, 432 viktima dhe afro 20 mijë raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 19.851 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.836.960 ndërsa me 432 vdekje të reja numri i viktimave ka arritur në 31.593.

Në Rusi numri i të shëruarve është rritur në 1.369.357, përfshirë 18.616 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Vdekja e 432 personave si pasojë e virusit në vend është regjistruar shifra më e” lartë e vdekjeve ditore” e cila e ka rritur në 31.593 numirn e vdekjeve.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1.2 për qind është ulur në 1.1 për qind dhe te 24.9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Shifra e testimeve tejkalon 66 milionë

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.477 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 485.545, ndërsa me 73 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 7.502.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 66.1 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Me 21.798 raste të shënuara me 9 nëntor, në vend u regjistrua “shifra më lartë e rasteve ditore” deri më tani.

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër COVID-19 në Rusi më 28 tetor hyri në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë.

Përveç Moskës, në të gjitha qytetet e vendit gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit