Partitë politike të painteresuara për zgjedhje

Mos i humb

 

 

As në tryezën e dytë të partive politike përfaqësuesit e tyre nuk kanë shprehur gatishmërinë për të biseduar rreth mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se s’po duket se ka interesim të partive për zgjedhje

As pas takimit të dytë partitë politike nuk arritën të dalin me ndonjë marrëveshje konkrete sa i përket agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në tryezën e thirrur dje nga Partia Demokratike e Kosovës konsideruan se janë shumë afër arritjes së një konsensusi të gjerë politik sa u përket temave të rëndësisë nacionale.

Por, asnjëra parti nuk ka shprehur interesim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan zëri. Madje, vetë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kishin thirrur takimin e parë pikërisht për ta caktuar një datë për zgjedhje, thanë se mbështesin vazhdimin e tryezave në mënyrë që të arrihet një marrëveshje mes partive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit