Partitë serbe marrin vota edhe në Skenderaj, prin Lista Serbe

Mos i humb

Përveç që ka fituar 10 komuna, Lista Serbe ka arritur të marrë vota edhe në Skenderaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke procesuar të dhënat e votimeve edhe në këto momente.

Sipas këtyre të dhënave, edhe 10 vendvotime kanë mbetur pa u numëruar në Skenderaj, pra vetëm 87.01 për qind e votave janë numëruar në Skenderaj.

Në këtë qytet bindshëm është duke fituar Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 12 mijë e 931 vota apo 76.21 për qind.

Por në Skenderaj edhe serbët kanë arritur që të marrin mjaftë vota.

Është Lista Serbe ajo që ka marrë më së shumti vota, shkruan lajmi.net.

Janë 126 qytetarë apo 0.74 për qind të votuesve që ia kanë besuar votën e tyre Listës Serbe.

Po ashtu edhe SLS-ja ka marrë 17 vota apo 0.10 për qind. Gjithashtu vota ka marrë edhe koalicioni Sloboda. Ky koalicion ka marrë 5 vota apo 0.03 për qind.

Ndërkaq, Partija Kosovskih Srba ka marrë 2 vota apo 0.01 për qind.

Theksojmë se në numërimet që janë bërë deri më tani nuk hyjnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale të gjitha rezultatet që është duke i publikuar KQZ-ja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit