“Pas 2013 PD hyri në krizë të thellë”, Topalli shpërthen kundër Bashës: Partia pësoi krizë identiteti, përfaqësimi dhe lidershipi

Mos i humb

E përlotur nga fillimi i fjalës së saj, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, tha se PD mori të tatëpjetën prej vitit 2013.

Ndonëse nuk e përmendi asnjëherë me emër, Topalli akuzoi ish kryedemokratin Basha, ndërsa tha se me të në krye PD hyri në krizë të thellë identiteti, krizë përfaqesimi e krizë lidershipi.

Pjese nga fjala e Topallit:

Fillimi yne, i te gjitheve ne bashke edhe atyre qe nuk jane sot ne kete salle, por me zemer e mendje jane po aq demokrate sa diten e pare, eshte arsyeja pse jam ketu sot.

Njeriu ne kaq jete sa kemi, ka aq vlerë sa guxim e vendosmëri, aq sinqeritet sa baraspeshë në gjykim, aq trimëri sa respekt për vetveten, dhe aq dëlirësi sa ka të zhvilluar ndjenjën e turpit.

Cili ishte fillimi i renies tone?
Dita kur filluan te rrezohen vlerat mbi te cilat u ngrit kjo parti.
Dhe per vite me rradhe kjo ka ndodhur dhe kemi heshtur. Kemi heshtur.

Pas 2013 tatepjeta e PD mori vrapin. Nuk kishte nevoje per analiza per te kuptuar se kishte gjera qe nuk shkonin ne Partine tone. Shume ishin konfuze, te hutuar. Disa perqafuan kryetarin e ri me shprese se e ardhmja do na buzeqeshte po aq sa ai i buzeqeshte te gjitheve.
Por e ardhmja cdo dite e me shume ngjante me rrokopujen, renien e mendimit politik e intelektual dhe jo rralle filloi te shfaqej edhe me banale se sa mund te mendohej.

Pas 2013 PD hyri ne krize te thelle. Krize identiteti . Krize perfaqesimi. Krize lidershipi

-Ne Parlament deputetet benin betejen me krimin, nderkohe udheheqja me buzeqeshje bente pazare me pushtetin.
-Ne rruge, qytetaret protestonin per te drejtat e tyre. Ne zyren bashkiake te kryetarit te PD, kishin nisur negociatat per lejet e ndertimit. Ne shtepite e shqiptareve kishte nisur largimi nga puna, ne shtepine e kryetarit shtohej puna per kunatin.

E keshtu, dite pas dite e vit pas viti, ne vend te hapeshim u mbyllem, ne vend te gjitheperfshirjes erdhi perjashtimi, ne vend te degjimit te njeri tjetrit, nisi shpallja e grupeve armiqesore, ne vend te bashkepunimit erdhi percarja, ne vend te parlamentit nisi cadra, ne vend te zgjedhjeve shtroi rruge bojkoti, ne vend te pranimit te humbjes, humbja nisi te quhej fitore!

Te paret qe e perceptuan ishin shqiptaret, qe ne 2017. Dhe nuk e kam fjalen thjesht per rezultatin e zgjedhjeve. E kam fjalen per me te renden qe po i ndodhte vendit tone – per largimin e shqiptareve . Ata jo vetem ishin te pa kenaqur me qeverine, por ata nuk shikonin me alternative; ata ndiheshin te tradhetuar; ne perceptimin e tyre ata (kryetaret) ishin bashke. Ajo qe pame me pas na tregoi se nuk ishte vetem perceptim.

Ne politike thuhen edhe ca te verteta. Prandaj jemi sot ketu. E di qe jo te gjithe e bejne. Keshtu ka ndodh dhe ndodh edhe sot, edhe ne vende te tjera.

Konformizmi, heshtja dhe vonesa ne reagim kane qene arsyeja tjeter kryesore e renies se PD.

Une nuk i perkas atyre qe e perbuzin politiken dhe shajne politikanin. Jo. Sepse politikani i mire, ka barren si askush per te mbajt pergjegjesi dhe per te dhene zgjidhje.

Por jam dakord qe njeriu dhe sidomos nje politikan qe karrieren politike e sheh vetem si dhurate, e shkaterron profilin e cdo politikani. Sepse njeriu politikan shkaterrohet me poliken pa principe,me qejfet pa ndergjegje,me pasurine qe nuk eshte fryt I punes,me dijen kur vjen pa karakter,me marreveshjet kur behen pa moral dhe me besimin kur vjen pa sakrifica.-

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit