Pas aktakuzës në rastin “Pronto”, reagon Krasniqi

Mos i humb

Frashër Krasniqi, deputet nga GDP (Grupi i Deputetëve të Pavarur) ka reaguar pasi Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”, në mesin e së cilëve ka emra të figurave të larta shtetërore e partiake.

Krasniqi u shpreh i habitur si është ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovcit, e jo ndaj kryeparlamentarit Kadri Veseli, dhe presidentit Hashim Thaçi.

Këta dy emra, sipas Krasniqit, janë shefat e Grabovcit.

“Me ngritë aktakuzë për “Pronto” ndaj Adem Grabovcit e jo edhe Thaçit e Veselit, që nga përgjimet del qartësisht se janë shefat e Grabovcit, është “me la asi me ksi” – siç do të thoshte kryeministri”, ka shkruar Krasniqi. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit