Pas dorëheqjes së Valbona Sakos emërohet kryebashkiaku i ri

Mos i humb

Pas dorëheqjes së papritur të Valbona Sakos nga posti i kreut të Bashkisë së Durrësit, është komanduar kryebashkiaki i ri. Zhylien Varfi do të jetë kryebashkiaku i komanduar, që do të zëvendësojë Sakon.

Varfi më herët ishte nënkryetar i kësaj bashkie. Pasi Këshilli bashkiak në një mbledhje që zgjati vetëm 5 minuta propozoi emrin e Vafrit, ky i fundit u votua në unanimitet të plotë.

Pasi dje u vu në qendër të vëmendjes nga mediat pas një gafe që bëri gjatë një prononcimi mbi situatën e krijuar nga tërmeti, kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra.

Ishte vet Sako ajo që bëri të ditur vendimin e saj përmes një postimi në ‘Facebook’. Në reagimin e saj Sako shprehet e lënduar nga reagimet negative pas komentit të saj, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që e përkrahën.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan ajo në Facebook.

Në një intervistë të dhënë dje Valbona Sako tha se: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

Gafa e kryebashkiakes shkaktoi reagime të shumta si në radhët e politikës, por edhe nga qytetarët.

Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit, qyteti i Durrësit ishte ndër më të dëmtuarit, ndërkohë që në total numri i personave që humbën jetën është 51, ndërsa mbi 700 të tjerë u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit