
Yehuda Joshua Glick, deputet i parisë djathtiste Likud të kryeministrit izraelit, Benjamin Netyanahu, sot ka hyrë në kompleksin e muslimanëve Al-Aksa.
Në rrjetet sociale ai ka shpërndarë fotografi nga kompleksi, ku tha se ka shkuar për t’u lutur për suksesin e partisë në zgjedhjet e 9 prillit.
Glick ndodhet në fund të listës të Likud dhe ka gjasa të vogla të hyjë në parlament. Ai është i njohur si simbol i hebrenjëve për prishjen e rendit brenda kompleksit musliman Al-Aksa. Pas asaj të shkurtit, kjo është hera e dytë që hyn në kompleks brenda këtij viti.
Forcat izraelite nga viti 2003 sjellin kolonët hebrenj në kompleksin Al-Aksa, kurse për muslimanët shpesh vendosin kufizime të ndryshme dhe kufizim të moshës për të hyrë. Për shkak të pretendimeve se aty ndodhen mbetjet e tempullit të Solomonit, autoritetet izraelite kryejnë gërmime të fshehta nën kompleks dhe me këtë rrezikojnë objektet historike.
Për shkak të incidenteve të shpeshta në Al-Aksa, kryeministri izraelit në vitin 2015 ua ndaloi ministrave dhe deputetëve vizitat në kompleksin e shenjtë. Ndalesa u hoq në korrik të vitit të kaluar.


