Pas një viti e gjysmë pauzë, në Cyrih rifillojnë trenat dhe autobusët e natës

Mos i humb

Të gjithë trenat dhe autobusët e natës në Cyrih, duke filluar nga korriku do të lëvizin përsëri në linjat e tyre.

Pas pezullimit që ishte vendosur për shkak të koronës, autobusët dhe trenat lokalë e regjionalë (S-Bahn) do të vihen në funksion nga 2 korriku, raporton srf.ch.

Siç dihet, rrjeti i natës është pezulluar që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronës.

Tani, falë relaksimit të kushteve të pandemisë, zhvillohen më shumë aktivitete  gjatë fundjavave, transmeton  albinfo.ch.

Për këtë arsye kjo ofertë që është konceptuar vetëm për netët e fundjavës, gjegjësisht të premten dhe të shtunën, u vihet sërish në dispozicion qyetetarëve, ka njoftuar Zürcher Verkehrsverbund (ZVV).

Këta trena dhe autobusë qarkullojnë, duke filluar nga ora 1 e pas mesnatës në çdo orë, deri në fillimin e orarit normal, të ditës. Ata bartin në të dy drejtimet, udhëtarët nga qyteti i Cyrihut që duan të udhëtojnë në qytetet tjera të Kantonit dhe në disa qytete që kufizohen me këtë kanton.

Sipas njoftimit, rifillimi i trenave dhe autobusëve të natës koordinohet në të gjithë vendin. Për këtë arsye nuk është i mundur një fillim më i hershëm sepse nevojitet planifikimi operacional.

Udhëtarët e natës i pret dhe një risi e këndshme: ata nuk kanë nevojë të paguajnë shtesën në rrjetin ZVV, e cila kushtonte 5 franga.

Kjo shtesë, qysh verën e kaluar qe vendosur të shfuqizohej duke filluar nga dhjetori i vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, për shkak të pezullimit të rrjetit të natës, ky vendim nuk pati arritur të hynte në fuqi. Koncepti i mbrojtjes për gjithë transportin publik vlen edhe për rrjetin e natës, thekson më tej ZVV.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit