Pas Olimpiadës në Pyeongchang, mbi 11.000 të huaj nuk janë kthyer në shtëpi

Mos i humb

Mbi 11.000 të huaj të cilët kishin mbërritur në Kore të Jugut për Lojërat Olimpike Dimërore (LOD), të mbajtura në Pyeongchang, nuk janë kthyer në shtetet e tyre.

Sipas të dhënave të qeverisë së këtij shteti, për Lojërat Olimpike të mbajtura më 9-25 shkurt, që u quajtën “Lojëra të Paqes”, në Kore të Jugut mbërritën 351.739 të huaj, përmes një regjimi të lehtësuar vizash.

Siç bëhet e ditur, mbi 11.500 vizitorë të huaj akoma qëndrojnë në shtet, mirëpo në mënyrë të paligjshme.

Koreja e Jugut për Lojërat Olimpike Dimërore kishte vendosur një regjim 90 ditor pa viza./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit