Tragjedia e qytetarëve të Dera-s në kufirin me Jordaninë, 15 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 15 civilë të cilët kanë ikur në kufirin e Jordanisë për t’u mbrojtur nga sulmet e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të tij nga provinca siriane Dera, kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve të ndryshme të lidhura me uri, etje dhe kushtet e këqija të motit.

Vazhdojnë migrimet në jug të vendit në kufijtë e Jordanisë dhe Izraelit, për shkak të operacioneve të filluara të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij më 20 qershor në vendbanimet civile që janë nën kontrollin e opozitarëve në provincën Dera.

Civilët nga Dera të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe dëshirojnë të kalojnë në Jordani, me ditë nuk mund të gjejnë edhe tendë për t’u mbrojtur nga moti i nxeht ekstrem dhe u mungojnë burimet e ujit të pastër.

Zëdhënësi i Dhomës së Operacioneve Qendrore të formuar nga opozitarët ushtarak të Dera, Ibrahim Xhevad, në deklaratën për AA tha se civilët të cilët janë mbledhur në kufirin me Jordaninë janë nën rrezik të madh.

Ai njoftoi se të paktën 15 persona kanë humbur jetën prej të cilëve 2 gra, një i moshuar dhe 12 fëmijë për shkak të pickimit të insekteve, etjes dhe nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur.

Për shkak të sulmeve në 10 ditë të paktën 150 mijë qytetarë të Dera u detyruan të migrojnë në kufirin me Jordaninë.

Provincat Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të shtetit ishin njëra prej 4 zonave të deeskalimit të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanës, Turqia, Irani dhe Rusia.

Rusia, SHBA-të dhe Jordania dy muaj më pas, Deran dhe Kunejtran i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Edhe SHBA-të kishte ndërprerë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe mbështetësi i tij Irani pas përfitimeve në pjesën qendrore të shtetit, më 20 qershor filluan operacion ndaj qytetit Dera për të marrë nën kontroll edhe jugun.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kishte paralajmëruar se jeta e 750 mijë personave në qytetin Dera është në rrezik dhe se 45 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit