
Komisioni i Lartë i Marshit të Kthimit dhe Ndërprerjes së Bllokimit të Gazës ka paralajmëruar Izraeliin kundër shënjestrimit të marshimeve, të planifikuar për të rifilluar sot pas një ndalese tre-javore.
Komisioni, që u formua nga fraksionet palestineze në Gaza, njoftoi kthimin e tij duke u bërë thirrje palestinezëve për pjesëmarrje në protestat me sloganin “Marshi vazhdon”.
Duke konfirmuar natyrën popullore dhe paqësore të demonstratave, komisioni tha se marshin e konsideron si pjesë të luftimit palestinez kundër pushtimit izraelit.
Kur Izraeli muajin e kaluar përshkallëzoi sulmet kundër Gazës, komisioni njoftoi pezullimin e marsheve të kthimit për të shmangur viktimat midis palestinezëve pasi Izraeli shënjestronte protestuesit.
Që nga fillimi i tubimeve të Gazës në muajin mars të vitit të kaluar, në zonat e gardhit të sigurisë përreth Gazës rreth 270 protestues janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite.
Protestuesit kërkojnë t’i jepet fund bllokadës 13-vjeçare të Gazës nga Izraeli, e cila ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar lëvizjen e lirë brenda dhe jashtë Gazës dy milionë banorët e saj, duke parandaluar hyrjen e shumë pajisjeve themelore.


