Pas protestave në Hong Kong, lirohen personat e arrestuar

Mos i humb

Gjatë protestave prodemokratike në Hong Kong, të mbajtura të dielën, janë arrestuar 49 persona.

Prej tyre, 43 janë liruar me kusht ndërsa për 41 është lëshuar ndalesë për dalje në mbrëmje.

Protestuesit janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata të palejuara dhe posedim të sendeve të mprehta.

Gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve ku u përdor gazi lotsjellës dhe municion i gomës, janë lënduar së paku 16 persona.

Protestat për një demokratizim më të madh të Hong Kongut u shtrinë edhe në distriktin financiar të këtij metropoli, pavarësisht se nuk lejohej të mblidheshin në publik.

Hong Kongu është një rajon i veçantë administrativ i Republikës Popullore të Kinës, që funksionon si shtet i mëvetësishëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit