Pas takimit më Mogherinin, Presidenti Thaçi, tregon çfarë u diskutua!

Mos i humb

Pas dalje nga takimi më Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar para mediave.

Presidenti Thaçi tregoj se çka kanë biseduar gjatë këtij takimi, ndërsa theksoj pritshmëri nga  samiti i Berlinit.

“Ritheksova domosdoshmërinë që të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i vizave dhe që Kosova ka implementuar  të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim, pra 95 prej tyre ndërsa vendet e tjera të rajonit nuk kanë të implementuar më shumë se 55.Ka qenë një standard i dyfishtë, liberalizimi nuk është si dhuratë apo shpërblim por është diçka që ne e meritojmë, që e kemi fituar betejën dhe është padrejtësi dhe ndëshkim që i bëhet njerëzve në Kosovë. Shpresoj që sot Merkel dhe Macron do të jenë të qartë sa i përket angazhimit të vizave, nëse kjo nuk ndodhë do të jetë një zhgënjim i thellë për këtë samit. Shpresoj që në këtë samit të dihet edhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, prandaj shoh si mundësi në këtë takim, por jo ndonjë mrekulli apo magji që do ta zgjedhë. Nuk do të ketë dialog apo negociata ashtu si është larg arritja e ndonjë marrëveshje, pasi nuk ka as marrëveshje as asgjë pa ShBA-të. Taksa është e drejtë e ligjshme, legjitime por nëse Serbia vazhdon me veprime agresive vetëm sa do ti shtojmë masat duke shkuar në nivel të reciprocitetit”, ka thënë Thaçi.

Tutje presidenti i vendit edhe një herë beri të ditur se negociata mes Kosovës dhe Serbisë  nuk mund të ketë pa ShBA-të.

Ndërsa theksoj se Kosova është e gatshme të vazhdoj dialogun vetëm nëse nuk ka kushtëzime.

“Kas pas skeptik dhe sot është dita që sot Merkel të bindë Vuçiq për njohje të Kosovës, gjithashtu edhe pesë vendet e tjera. Ne kishim takim edhe me zonjën Mogherini dhe ishte takimi mirë gjithashtu me ambasadorin e ShBA-së është në vazhdën e konsultimeve të mija si president dhe delegacionit të Kosovës për takimin që do të ndodhë, prandaj roli i ShBA-së ka qenë , është dhe do të mbetet i pazëvendësueshëm. Edhe liria edhe pavarësi ndërlidhen me ShBA-të prandaj një konsultë me ambasadorin amerikan është krejt normal, i pranueshëm dhe i zakonshëm. Do të ishte befasuese të ndodhte e kundërta pasi BE e luan e vetë, por ShBA-të për ne janë të pazëvendësueshme. Ne do të presim nga takimi që të lëvizim përpara, që t’i jepet mbështetje liberalizimit, vazhdimit të dialogut të pakushtëzuar por edhe që të bindet Vuçiq që ta njohë shtetin e Kosovës. Kosova është një vend i lirë, sovran dhe duam shumë që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës”, përfundoi Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit