Pas taksës ndaj Serbisë, vjen lajm pozitiv nga prodhuesit vendorë

Mos i humb

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka rritur taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës nga 10% në 100%.

Kjo masë erdhi si pasojë e lobimit të vazhdueshëm të Serbisë kundër Kosovës, e sidomos pas mosanëtarësimit në INTERPOL.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se me vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve Serbe dhe atyre të Bosnjës janë krijuar kushte të reja në tregun kosovar të cilat në fokus kanë prodhimet vendëse.

“Klubi Prodhuesve të Kosovës e ka përkrah masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj Bosnjës dhe Serbisë dhe ne besojmë që ka pas edhe arsye ekonomike përveç atyre politike të ndërmerren këto masa sepse prodhuesit e Kosovës nuk janë trajtuar njëjtë si trajtohen prodhuesit e Bosnjës apo Serbisë në Kosovë”, tha Panxha në një intervistë për EO.

“Ne kemi tentuar të eksportojmë në ato dy vende, kemi pas shumë vështirësi, tash ne besojmë që në tregun e Kosovës janë krijuar kushte të reja ku vakum i krijuar nga mungesa e produkteve serbe mund të mbulohet nga prodhimet vendore”.

“Nuk mund ta mbulojmë më grurë, por me produkte tjera mund ta bëjmë. Besojmë që do të shtohen ndërrimi i dytë edhe i tretë nëpër fabrika tona. Por gjithmonë duhet të shikojmë edhe për alternativa tjera”, tha ai.

Ai tha se efekti i kësaj takse mund të ndihet në festat e fundvitit pasiqë ende në treg ka rezerva të produkteve nga këto dy vende.

“Efekti nuk mundë të vërehet sepse ka pasur shumë rezerva të produkteve nga Serbia të cilat ende janë duke u konsumuar, besoj qe nëse masa vazhdon sidomos gjatë festave ku konsumi i produkteve është shumë i lartë atëherë do të kemi edhe efektet e para”, shtoi Panxha.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi tha se me vendosjen e masës 100% nga Qeveria është rritë konsumi i produkteve vendore gjithashtu edhe vetëdija e konsumatorëve për të konsumuar produkte vendore.

“Masa e fundit e marr nga Qeveria për taksë për produktet nga Serbia ka pas impakt pozitiv sepse është rrit konsumi i produkteve të prodhuara në Kosovë dhe unë mendoj që është rrit edhe kultura dhe vetëdija e konsumatorëve për rëndësinë dhe peshën e prodhimeve të prodhuara në Kosovë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit