Pashajeva: Vendimi i Kongresit Amerikan, përpjekje për hakmarrje ndaj Turqisë

Mos i humb

Deputetja e Azerbajxhanit, Ganire Pashajeva, lidhur me projektligjin për pretendimet armene që u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve tha se “Vendimi i marrë në Kongresin Amerikan ishte një presion ndaj Turqisë, një përpjekje për hakmarrje ndaj Turqisë”.

Pashajeva mori pjesë në “Festivalin e pestë ndërkombëtar të poezisë turke – Yahya Kemal Beyatlı” në Shkup ku dha disa deklarata për gazetarët.

“Vendimi i marrë në Kongresin Amerikan ishte një presion ndaj Turqisë, një përpjekje për hakmarrje ndaj Turqisë”, tha Pashajeva duke folur lidhur me vendimin e marrë në Kongresin Amerikan.

Turqia me operacionin “Burimi i Paqes” prishi lojën e madhe dhe Kongresi Amerikan morin vendimin për sanksione me gënjeshtrat e të ashtuquajturit “gjenocidi armen”, tha Pashajeva.

Ndërsa lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Turqia, deputetja azerbajxhanase tha se Turqia ka treguar një qëndrim shumë të rëndësishëm. “Pavarësisht se çfarë bëni ju ne në luftën kundër terrorizmit do të luftojmë dhe do të çrrënjosim këto organizata terroriste që kërcënojnë sigurinë tonë kufitare dhe sovranitetin tonë territorial”, tha ajo.

Pasi theksoi se Kongresi ka marrë këto vendime për të zbatuar presion dhe për të bërë që Turqia të heqë dorë nga qëndrimi i saj, Pashajeva tha se i dënojnë këto vendime të marra dhe se janë pranë Turqisë.

Ajo vuri në dukje se pranë Turqisë nuk qëndrojnë vetëm me fjalë por edhe me jetën e tyre, madje nëse është e nevojshme janë të gatshëm të martirizohen për Turqinë.

Pashajeva tha se data e 29 tetorit është shndërruar në një fitore me luftën për unitet dhe bashkim. “Ne e kemi festuar 29 tetorin ashtu sikurse e kemi fituar atë. Me 29 tetor gjyshërit tanë nga Azerbajxhani, nga Ballkani dhe nga të gjitha pozitat e tjera gjeografike shkuan atje dhe luftuan krah për krah me gjyshërit tanë në Anadoll dhe ne e fituam atë betejë. E fituam betejën në krah me veteranin Mustafa Kemal Atatürk. Edhe sot ne jemi pranë vëllait tonë Turqisë”, tha ajo.

– “Nëse dobësohet Turqia, dobësohet bota turke”

Sipas saj, pas lojërave të mëdha në rajon nga fuqitë e mëdha qëndron qëllimi për të dobësuar Turqinë.

“Ne e dimë shumë mirë se tek disa kalojnë mendimet për të ndarë, copëtuar Turqinë dhe po ashtu të gjithë ne e dimë shumë mirë se nëse dobësohet Turqia, dobësohet bota turke. Dobësimi i botës turke jep një ndikim shumë të keq për shtetet turke. Turqia, vëllai ynë qëndron gjithmonë pranë bijve dhe popullit turk që jeton në çdo pozitë gjeografike. Sa më e fuqishme të jetë ajo, aq më fuqishëm ajo do të qëndrojë pas nesh, pas shteteve tona dhe shoqërive tona. Por, nëse ajo dobësohet nuk mund të qëndrojë. Për këtë arsye edhe ne të gjithë qëndrojmë në krah të Turqisë, në krah të fuqizimit të saj”, shtoi Pashajeva.

Duke vënë në dukje se Bashkimit Evropian ia kanë shprehur qartë dyfytyrësinë e saj ndaj Turqisë, Pashajeva thekson: “Thonë se luftojnë kundër terrorizmit, por fatkeqësisht në luftën kundër terrorizmit përveçse nuk ofroni mbështetje për Turqinë, ju mbështesni organizatat terroriste që punojnë kundër Turqisë. Çfarë qasje është kjo në luftën kundër terrorizmit?”.

Deputetja Pashajeva ka rikujtuar fjalën e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili ka deklaruar “Nuk mund të ketë dy diaspora të një populli”.

Ajo tha se “Diaspora Azerbajxhanit dhe Turqisë jashtë duhet të jetë një, duhet të jenë bashkë dhe të punojnë bashkë në mbrojtjen e të drejtave tona. Njerëzit tanë në diasporë duhet të jenë me aktivë në Evropë, në Perëndim. Duhet t’i shpjegojnë më shumë të vërtetat dhe luftën e vërtetë të Turqisë. Të shpjegojnë se çfarë qëndron pas këtyre operacioneve perceptuese”.

Pashajeva shtoi se për ta koncepti i atdheut është më i madh. “Edhe Turqia është atdheu ynë. Gjyshërit tanë na e kanë dëshmuar këtë me jetën e tyre. Kur bëhet fjalë për atdheun, ne do të qëndrojmë edhe më pranë Turqisë. Në luftën e Azerbajxhanit me okupuesin Armeninë dhe në luftën për çlirimin e territoreve tona të okupuara do të jemi edhe më afër. Do të jemi më afër me vëllezërit tanë në Kirkuk, me vëllezërit tanë në Bajërbuxhak që jetojnë në Malin Turkmen në Siri”, tha ajo për të shtuar:

“Sa më shumë të rritet uniteti dhe bashkimi aq më shumë do të prishim lojërat e mëdha. Sepse, nëse e shohim si të tërë brendësinë e këtyre lojërave të mëdha, ne ndodhemi në objektiv. Për këtë arsye ne do të forcojmë unitetin dhe bashkimin tonë që të prishim këto lojëra të mëdha. Për këtë arsye jemi pranë Turqisë. Ne e kemi dhënë këtë mesazh, Turqia nuk është vetëm”.

Pashajeva ka dënuar edhe vendimet e marra nga Liga Arabe. “Nuk na intereson se çfarë vendimi ka marrë Liga Arabe. Ne i dënojmë këto vendime të padrejta që ka marrë. Sepse Turqia ka qëndruar gjithmonë pranë botës muslimane. Vendimi i marrë në Ligën Arabe, në Unionin Arab është aq i padrejtë saqë ne i dënojmë të gjitha vendimet edhe ato të marra nga Parlamenti Evropian dhe nga SHBA-ja”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit