Pasuria e këshilltarëve të Thaçit: paratë, kreditë, makinat!

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Ndër zyrtarët më të paguara në institucionet kosovare janë këshilltarët politikë që emërohen qoftë nga presidenti, kryeministri, kryekuvendari e ministrat.

Praktika  e deritashme ka treguar se në jo pak raste në pozita të tilla emërohen militantë partish, pra njerëz të dëgjueshëm që nuk pyetën për asgjë e jo profesionistë të fushave.

Dhe Presidenca që drejtohet nga Hashim Thaçi është një rast i mirë që tregon se si persona të caktuar janë reahtuar në pozitën e këshilltarit, por shumicës prej tyre asnjëherë nuk ju dëgjohet zëri.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të publikuar nga Agjencia Kosovare Kundërkorrupsionit, këshilltarët kanë deklaruar pagë mujore rreth 1700 euro.

Si edhe ministrat e deputetët, edhe ata kanë deklaruar vetura super të shtrenjta, shuma marramendëse të ruajtura në banka, një prej tyre mbi 200 mijë euro të kursyera, por ka edhe të tillë që kanë kredi për të shlyer deri në 80 mijë euro.

 Ardian Arifaj, ka deklaruar para të ruajutra 1 mijë euro, veturë golf në vlerë 10 mijë euro, ndërsa ka dy kredi në vlerë 70 mijë euro.

Adil Behramaj, veturë golf në vlerë 7 mijë euro, kredi 49 mijë euro, nuk ka deklaruar para të kursyera.

Artan Behrami, ka deklaruar para të gatshme në vlerë 9 mijë e 788 euro, veturë të tipit Citroen në vlerë 12 mijë euro, dhe kredi për të shlyer në vlerë 80 mijë euro.

Astrit Salihu, ka deklaruar para të gatshme në vlerë 4 mijë e 727 euro në emër personal dhe 573 euro në emër të gruas. Posedon veturë në vlerë 20 mijë e 500 euro dhe një tjetër në emër të gruas në vlerë 13 mijë e 500 euro, ndërsa ka kredi për të shlyer në vlerë 13 mijë e 500 euro.

Astrit Ibrahimi, ka deklaruar para të gatshme në vlerë 1 mijë e 600 euro, posedon veturë në vlerë 19 mijë e 500 euro, ndërsa ka kredi në vlerë 6 mijë euro për të shlyer.

Blerim Shala, ka dekalruar para të gatshme 226 mijë e 431 euro në emër personal dhe 15 mijë e 817 euro në emër të gruas. Posedon veturë Mercedes në vlerë 320 në vlerë 10 mijë euro, ndërsa nuk ka kredi.

Bashkim Smakaj, ka deklaruar para të ruajtura në emër personal në vlerë 4 mijë e 200 euro, në emër të fëmijëve 3 mijë e 840 euro posedon veturë në vlerë 34 mijë e 500 euro, kurse të gruas 2 mijë e 8 euro, ndërsa ka kredi në vlerë 15 mijë euro për të shlyer.

Bislim Zyrapi, posedon makinë Opel Astra në vlerë 4 mijë euro, kredi 20 mijë euro në emër personal dhe 1800 euro në emër të bashkëshortes, ndërsa s’ka deklaruar para të ruajtura në banka.

Branislav Nikoliç, ka deklaruar 6 mijë e 522 euro para të gatshme, posedon dy vetura, njëra në vlerë 25 mijë euro, kurse tjetra në vlerë 18 mijë euro, kurse ka kredi 10 mijë euro për të shlyer.

Bekim Çollaku (shef i stafit të presidentit), ka të ruajtura në bankë në emër personal 15 mijë e 523 euro, kurse në emër të gruas 14 mijë e 654 euro, posedon veturë në vlerë 15 mijë e 500 euro, ndërsa s’ka kredi për të shlyer.

Ismail Syla, përveç pagës mujore mbi 1 mijë e 791 euro, nuk ka deklaruar veturë, para të gatshme e kredi. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit