“Mbaron armëpushimi me talebanët, do të fillojnë operacionet”

Mos i humb

Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani, pas mbarimit të armëpushimit të bërë me militantët talebanë gjatë Bajramit të Madh, njoftoi se operacionet ndaj organizatës do të fillojnë sërish.

“Mbaroi armëpushimi me talebanët, tani do të fillojnë operacionet”, tha Gani në deklaratën e bërë në Pallatin Presidencial.

Ai duke theksuar se armëpushimi ka kaluar shumë i suksesshëm, tha se “Ne jemi të gatshëm për një armëpushim kur të dëshirojnë talebanët”.

Gani theksoi se populli dëshiron paqe më shumë se gjithçka, ndërsa edhe ato janë të vendosur si qeveri në këtë drejtim.

Ai tha se një paqe e cila do të arrihet me talebanët nuk do të jetë “sekret” dhe se të gjithë do të jenë të njoftuar nga negociatat e paqes.

Gani shtoi se ka dhënë urdhërin që operacionet ndaj organizatat terroriste të fillojnë sërish./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit