Patozi, ironi me Bashën: çfarë e dallon nga Xi Jinping

Mos i humb

Në vijim të sulmeve që dy zërat kryesore anti-Basha në PD i kanë kreut demokrat, Topalli e Patozi, ky i fundit i është përgjigjur ironikisht qasjes krahasuese mes Bashës dhe udhëheqësit komunist kinez, Xi Jinping. Reagimi ka ardhur pas ndryshimeve statutore në Këshillimin e Përgjithshëm të PD-së, ku kryetari betonon pozitat, pavarësisht rezultateve.

Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar ‘fitorja’ e përjetshme e humbësit”, shkruan Patozi.

Ndërkohë, edhe pse Jozefinës iu rihap dera për të rihyrë në kupolën e lartë të PD-së, pikërisht me ndryshimet staturore, ndonëse ajo nuk e pranon, Patozi vijoji të mos përbëjë “pendesë” nga ana Bashës për t’u rikthyer sërish “nën armë”. /tesheshi.com/       

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit