PD, 72 orë kohë për “14 Majin”: Propozohen 6 emra për Tiranën

Mos i humb

Ditën e sotme kryetari i komanduar e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pritet të ketë takime maratonë me kryesinë, grupin parlamentar dhe më 17 kandidatët që janë prezantuar deri më tani.

Sot në përfundim të këtyre takimeve do të vendoset se si do të çohet PD në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa qëndrimet brenda saj janë të ndryshme.

Disa prej anëtarëve mbështesin daljen në zgjedhje vetëm për këshill bashkiak, e disa të tjerë mbështesin daljen me 61 kandidatë.

Për Tiranën janë propozuar 6 emra, por duket se vetëm Jonila Godole dhe Roland Bejko janë pro kandidimit, pasi deputetët Bardhi, Tabaku dhe Açka prej kohësh kanë bërë me dije qëndrimin e tyre për të dalur me një kandidat dhe prej tyre nuk priten lajme pozitive.

Në tryezën e diskutimeve është edhe emri i Rudi Erebaras.

Mësohet se dy prej bashkive më komplekse janë ato të Elbasanit dhe Durrësit, pasi degët kanë kërkuar që të dilet me një kandidat

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit