Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Taulant Balla si përdorues kryesorë të aplikacioneve “Sky Eç” dhe “Enkrochat” me grupe të strukturuara kriminale.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/388818466837552
Nga selia blu, ish-Ministri I Jashtëm Aldo Bumçi tha se përmes këtyre platformave, Rama ka porositur shpalljen “non grata” të liderit të opozitës Sali Berisha edhe shtantazhimin me gjobë ndaj bizneseve.
Sipas demokratëve pavarësisht transkriptimit të bisedave që iu dorëzuan SPAK-ut, drejtuesi i këtij organi, Altin Dumani shpalli nisjen e hetimeve me qëllim pastrimin e dosjes së bisedave.
Për selinë blu, kreu i SPAK-ut është pjesë e organizatës kriminale që zbaton urdhrat politik të kreut të qeverisë.