Mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe se në të do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2024 dhe do të adresohen sfidat për 2024, vit ky i rëndësishëm pasi paraprin një vit elektoral siç është 2025.

“Ditën e nesërme qeveria do të tërhiqet për një mbledhje informale në Lezhe, ku do të analizohet puna e çdo ministrie lidhur me angazhimet e vitit të kaluar.

Do të kalohet në filtër puna e ministrave.

Mbledhja do drejtohet nga kryeministri Rama, ndërkohë që pritet të flitet edhe në lidhje me sfidat që qeveria do të përballet në 2024, vit ky i rëndësishëm, përderisa paraprin 2025, një vit zgjedhjesh parlamentare.

Në mbledhje do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Bledi Çuçi”