Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje përpara mediave ditën e dielë, deklaroi se “Bashkia e Erion Veliajt është një nga institucionet ku korrupsioni është mënyra e vetme që funksionon për punët publike dhe shërbimet e tjera”.
“Është fakt se tenderi për 100 milionët është fiktiv, sepse në të ashtuquajturën garë kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani: kjo që ka fituar, “Vojsava Zenelaj” dhe një kompani tjetër “Muça shpk”, që vetëm sa ka futur letrat për fasadë, por nuk ka bërë asnjë ofertë. Është fakt se kompania “Vojsava Zenelaj”, ka të deklaruar vetëm 1 të punësuar, ndërkohë që i duhet të qepë për 1 muaj mbi 4 mijë artikuj. Thënë ndryshe, i vetmi person që ka kompania duhet të qepë në ditë 116 kostume, pantallona, pulovra, këmisha dhe këpucë! Pra, të mos flejë për 35 ditë rresht dhe për çdo orë të qepë të paktën 4 kostume dhe 1 palë këpucë! Vjedhje më të hapur se kjo e 100 milionë lekëve vetëm në Bashkinë e Erion Veliajt mund të gjendet! Sepse në Bashkinë e Tiranës tenderat janë te paracktuar, pa garë. Janë tendera korruptivë sipas interesit të xhepit të Erion Veliaj”, shtoi zëdhënësja e PD-së.
Top Channel