Ditën e sotme, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi dorëzuan në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e këtij komisioni. Boçi tha se Rama s’do shpëtojë kësaj radhe dhe do përgjigjet para komisionit.foto galeri

Në këtë komision hetimor, është paralajmëruar të hetohet lidhja e kryeministrit Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal.

“Kemi dorëzuar kërkesën për 44 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Rama-McGonigal. Me këtë komision do ta nxjerrim Ramën nga kamarja ku është fshehur, pasi që e dini shumë mirë që kryeministri nuk pranon as interpelancë, as mocion me debat, as vjen të japë shpjegime në parlament, por në mënyrë të çuditshme del nga frengjia e Skype-s dhe mundohet të justifikohet.foto galeri

Jo vetëm Komisioni do ta nxjerrë nga kamarja, por do ta nxjerrë edhe protesta e datës 11. Ndërkohë që, e dimë shumë mirë që ka një paralajmërim nga kreu i grupit parlamentar të PS për mospranimin e Komisionit Hetimor, nën justifikimin që nuk di sesi t’ia vë epitetin fëminor, apo budallallëk ligjor, pasi pretendon që ky Komisionet do të ndryshohet. Ndërkohë rregullorja e përcakton qartë në nenin 25, kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e një komisioni është detyrë e Kuvendit ta pranojë komisionin.foto galeri

Është refuzuar komisioni po prej Edi Ramës për çështjen e çarterave, dhe pretendimet dolën hapur. Rama ka shfrytëzuar dhe ka harxhuar paratë e taksapaguesve 20 milionë euro, pasi dolën faktet në media. Megjithatë ai nuk prano iqë të vijë në komision. Nuk do të shpëtojë kësaj radhe. Nuk mundet që Rama të fshihet përsëri. Do vijë në Komision Hetimor si Çeço dhe do të përgjigjet para këtij komisioni.foto galeri

Paralelisht jeni njoftuar që Kongresi Amerikan ka ngritur një komision të tillë hetimor dhe ka kërkuar nga FBI të gjitha informacionet e detajuara për këtë çështje McGonigal, përfshirë edhe Ramën, sepdse është edhe akuza e dytë që bëhet në aktakuzën e Grand Jurisë.

Dhe njëkohësisht, ky komision i yni do i marrë të gjitha detajet dhe do të kërkojë nga kryeministri të gjitha takimet dhe pjesët e duhura për të zbardhur të gjithë skandalin e përpjekjes së Ramës për të korruptuar institucionet e sigurisë amerikane me qëllim goditjen e sistemit politik në Shqipëri, goditjen e pluralizmit, eliminimin e opozitës.

Nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë, madje edhe gjithçka do t’i kthehet në bumerang. Faleminderit!”, tha Boçi.