PD: E konfirmon edhe Gjykata Europiane e Auditit, 1 në 3 tendera jepen pa garë

Mos i humb

Duke ju referuar gjetjeve të Gjykatës Europiane të Auditit, deputetja Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook ka ringritur akuzat për abuzime me tenderat në institucionet shqiptare.

Statusi i plotë
Gjykata Europiane konfirmon ate qe opozita ka kohe qe denoncon me force: problemin e tenderave dhe koncesioneve që jepen abuzivisht. Sot Bashkimi Europian dhe Gjykata Europiane e Auditit, një nga institucione më të larta në BE, konfirmon akuzën e opozitës. Po, në Shqipëri 30% e tenderave publikë janë të paracaktuara. Po nje ne 3 tendera jepen pa gare.

Gjykata vëren problematikat që lidhen me procedurat negociuese që në shumicën e rasteve abuzojnë me rastet emergjente, me mungesën e përdorimit të sistemit elektronik, mungesën e harmonizimit të plotë të ligjit për prokurimet publike me legjislacionin e manaxhimit, mungesën e udhëzimeve dhe hapave konkretë në lidhje me kompanitë që nënkontraktohen (pra mungesë kontrolli mbi fituesin) si dhe mungesën e udhëzimeve dhe monitorimit të procedurave që përbëjnë prokurimet publike.

Në Shqipëri, tenderat publikë jane dhene praktikisht pa gare. Edi Rama ka dhene 250 mln euro pa gare, miqve e oligarkeve. Ekonomia eshte centralizuar ne pak duar me bekimin dhe shperndarjen e qeverise te pjeseve te ekonomise ne keto duar. Kjo eshte arsyeja pse investitoret e huaj jane larguar e nuk vijne te tjere. Kësaj radhe Gjykata Europiane e Auditit foli shqip njësoj si opozita 3 muaj më parë.

“Në përditësim”

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit