PD e vendosur t’i jap fund pandëshkueshmërisë për një të ardhme më të mirë

Mos i humb

Partia Demokratike deklaron se lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar dhe se PD është e vendosur t’i japë fund pandëshkueshmërisë për një të ardhme më të mirë.

Deputeti i PD Arbi Agalliu tha sot se raporti i organizatës prestigjioze Transparency International konfirmoi atë që çdo shqiptar di dhe ndjen në jetën e përditshme: që korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisë Rama është armiku numër një i mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë.

Sipas tij, një nga shembujt më flagrant të korrupsionit qeveritar, është afera e inceneratorëve, për të cilën qytetarët vijojnë të paguajnë me taksat e tyre pronarët në kërkim ndërkombëtar të impianteve, që sot janë skenë krimi.

DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI ARBI AGALLIU
Raporti i organizatës prestigjioze Transparency International konfirmoi atë që çdo shqiptar di dhe ndjen në jetën e përditshme: që korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisë Rama është armiku numër një i mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë.

Përkeqësimi i Shqipërisë në indeksin e korrupsionit tregon pse Shqipëria ka kaq pak investime të huaja, pse sipërmarrësit e ndershëm nuk konkurrojnë dot në ekonominë putiniste të ndërtuar nga Edi Rama, pse qytetarët paguajnë më shumë taksa se kurrë më parë dhe marrin më pak shërbime, pse borxhi rritet përtej çdo kufiri të përballueshëm dhe pse ky borxh i marr në emër të shqiptarëve nuk kthehet në mirëqenie dhe investime në dobi të taksapaguesve të këtij vendi.

Ky përkeqësim i përvitshëm dhe alarmues i korrupsionit, është arsyeja pse shqiptarët e bekuar me burime të shumta natyrore, mbeten qytetarët me të ardhurat më të ulëta në Rajon dhe azilkërkuesit më të shumtë në dyert e Europës.

Korrupsioni, si armiku i mirëqenies së shqiptarëve, e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pajetueshëm.
Përgjegjësi i kësaj gjendje, i ngecjes së Shqipërisë në vendnumëro nën morsën e korrupsionit, është pushteti absolut dhe antidemokratik i Edi Ramës, i cili mban i vetëm frerët e një qeverie që tregohet me gisht në raportet ndërkombëtare dhe në ato të organizatave prestigjioze si më e korruptuara në Europë.

Një nga shembujt më flagrant të korrupsionit qeveritar, është afera e inceneratorëve, për të cilën qytetarët vijojnë të paguajnë me taksat e tyre pronarët në kërkim ndërkombëtar të impianteve, që sot janë skenë krimi.

Kjo gjendje paligjshmërie dhe pandershmërie duhet të marr fund. Për Partinë Demokratike lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar.
Ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit.

Vullneti ynë politik është i qartë dhe nismat tona ligjore për t’u përballur me këtë armik të mirëqenies së shqiptarëve nuk do të pengohen nga një grup i vogël njerëzish që do ta mbaj Shqipërinë kështu siç është, dhe jo siç e do shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkon një të ardhme më të mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit