“PD i ka një borxh të madh Shkodrës”, Basha: Shkodranët s’duhet të kenë për shembull Ramën dhe Doshin, zgjidhja është…

Mos i humb

Kryedemokrati Luzim Basha deklaroi se Partia Demokrati i ka një borxh të madh Shkodrës, pasi ky qytet i ka dhënë shumë kësaj partie.

Gjatë çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, Basha tha se shkodranët nuk duhet të kenë shembull për kryebashkiak kryeministrin Edi Rama dhe Tom Doshin, ndërsa ftoi si zgjidhjen e duhur kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

“Xhemal Bushati ka qenë përherë këtu, në mesin tuaj, si për familjen e vet, për çdo shkodrane dhe për çdo shkodran. Ai është pjesë e Shkodrës, ndaj e them me zemrën plotë e duke iu parë në sy, jam krenar që është kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën.

Është njeriu që është kujdesur me zemër dhe me shpirt për qytetarët e Shkodrës, për hallet dhe problemet e tyre nga çdo pozitë, nga ajo e bashkëqytetarët, e kryetarit të Këshillit Bashkiak për një kohë të shkurtër por të vështirë, e bamirësit, e punëdhënësit.

E njoh nga afër që nga ditët e vështira të përmbytjeve, ku pavarësisht se nuk kishte asnjë rol dhe përgjegjësi shtetërore, me zemërgjerësinë e tij, braktisi gjithçka dhe u bë njësh me përpjekjet e shtetit për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në vështirësi.

E di dhe e njoh nga afër pasionin e tij, e di se do ta bëjë Shkodrën më të mirë, më të jetueshme për të gjithë qytetarët e saj, e di se në zemër ka dëshirën për t’i shërbyer çdokujt, pa dallim.

Megjithëse Partia Demokratike ka një borxh të madh ndaj Shkodrës, ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer Shkodrës për aq sa Shkodra i ka dhënë, unë jam i bindur se Shkodra do të votojë Partinë Demokratike të Shqipërisë, sepse siç iu thashë, shkodranët që nuk i gënjeu dot as Enver Hoxha, nuk i gënjen dot askush tjetër me asnjë marifet. Xhemal Bushati është kandidati i Partisë Demokratike.

Dhe nga unë i pari, zotohem që këtë besim të madh të shkodranëve, këtë borxh të pashlyer, ta kthejmë në një politikë së pari me një fytyrë njerëzore, si fytyra, si shpirti i Xhemal Bushatit, me një fytyrë të pastër.

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, ka vetëm një rrugë që shkodranët mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, modelin e inceneratorëve, modelin e korrupsionit që shkatërron ekonominë, vret shpresën dhe zbraz Shkodrën e Shqipërinë nga rinia drita e syrit tonë. Ka vetëm një mënyrë, vota për Xhemal Bushatin.

A doni një Shkodër me kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Doni një kryebashkiak, i cili vendos në bashkinë e Shkodrës, modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit?

A doni një kryebashkiak, i cili ta vendosë Shkodrën në funksion të agjendave personale dhe pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit?

Nuk iu dëgjoj! Edhe njëherë! Atëherë votoni partinë demokratike! Votoni Xhemal Bushatin!

Shkodra asht dashni! Shkodrës i duhet një kryebashkiak, i cili ka dashni e dhembshuri për qytetarët e vet dhe që ka forcë e drejtësi, për të luftuar, për çdo banor të bashkisë së Shkodrës.

Shkodrës i duhet një kryebashkiak, jo me dashni për vete, por me dashni për Shkodrën dhe shkodranët.

Zonja dhe zotërinj, kandidati i partisë demokratike dhe kryetari i ardhshëm i bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati!”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit