Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.
Arbi Agalliu, sekretari i grupit të Partisë Demokratike, ka depozituar kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente.
PD njofton se interpelanca vjen pas intervistës së ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj dhe sqaron se Partia Demokratike kërkon interpelancën për të kërkuar informacione mbi këto deklarata për inceneratorët.


