PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, do miratohet qëndrimi për…

Mos i humb

Deputeti Edi Paloka në një konferencë për mediat ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Në këtë mbledhje do të miratohet qëndrimi mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit, ka bërë me dije Paloka.

“Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit për momentin ushtrues i kompetencave të Kryesisë dhe kryetarit të PD-së ka vendosur thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së nesër në 6 maj në orën 18:00. Qëllimi i mbledhjes përveç konstituivit është edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD-së lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Bazuar në nenin 44 të statutit mbledhja duhej mbajtur brenda 5 ditëve, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër.

Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PD-së lidhur me një çështje të rëndësishme politike siç është ajo e zgjedhjes së Presidentit, pasi në bazë të statutit, edhe të vjetrit, edhe të riut, Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që drejton veprimtarinë e PD-së në periudhën mes dy kuvendeve”, deklaroi Paloka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit