PD publikon provat: Prokuroria konfirmoi se Agim Kajmaku është Jorgo Toto, të shkarkohet

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, ka bërë publike provat zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me hetimin ndaj të emëruarit të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas Bardhit, Interpol Tirana ka faktuar se Agim Kajmaku është Jorgo Toto, i cili është arrestuar në Greqi, pasi kishte në zotërim para të falsifikuara.

Deklarata e Bardhit:

Nga informacioni i zyrës Interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve të gishtave të shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen në bazën e të dhënave kriminale të Greqisë, rezulton se këto gjurmë përputhen me gjurmët e gishtave të shtetasit Jorgo Toto.

Duke folur nga selia blu, Bardhi është shprehur se prokuroria ka konfirmuar se Agim Kajmaku, përfshihet në përcaktimin e pikës 3 të ligjit për dekriminalizimin, që sjell edhe faktin se ka fshehur në deklaratën e tij se ka qenë i arrestuar në Greqi.

‘Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike’, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit