PD: Shqipëria ka sot pagat më të ulëta në rajon

Mos i humb

Partia Demokratike thotë se pagat dhe pensionet në vend nuk rriten për shkak se “ekonomia është marrë peng nga krimi i organizuar”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Akil Kraja në një deklaratë për mediet tha se “Shqipëria e Rilindur ka sot pagat më të ulëta në rajon, por dhe nivelin më të ulët në thithjen e investimeve të huaja”.

“Indikator pas indikatori, renditje pas renditjeje, Partia Demokratike denoncon, bazuar në raporte ndërkombëtare, rënien tragjike të ekonomisë shqiptare në terma krahasues me ekonomitë e tjera të Ballkanit.

Një analizë e fundit mbi thithjen e investimeve europiane, tregon se vendin e parë në rajon e zë Maqedonia e Veriut me një stok investimesh europiane sa 29,3% të prodhimit të brendshëm bruto. Shqipëria është e parafundit, dhe lë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën e cila nuk mund të krahasohet me asetet e shumta ujore, minerale e klimatike të vendit tonë”, tha Kraja.

Sipas Krajës, Shqipëria ndodhet në vendnumëro në nivel investimesh europiane.

“Pagat dhe pensionet e shqiptarëve nuk rriten, sepse mbarë ekonomia është marrë peng nga korrupsioni, klientelizmi dhe krimi i organizuar”, nënvizoi Kraja.

Kraja tha me tej se “Partia Demokratike e ka pjesë të programit që do të bëhet publik së shpejti dhe angazhohet në rritjen e investimeve të huaja, mbrojtjen e eksportueseve shqiptarë dhe të një ekonomie realisht konkurrenciale, e cila do të sjellë mirëqenie dhe rritje standardesh për të gjithë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit