PDK trembet nga Specialja

Mos i humb

Deklarata e kryetares së Gjykatës Speciale të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, se aktakuzat e para për krime lufte do të ngrihen së shpejti, ka trembur deputetët e Partisë Demokratike (PDK) në Kuvendin e Kosovës.

Të enjten gjatë seancën se parë të mbajtur pas një pauze të gjatë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve lokale deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte akuzuar misionin ndërkombëtar të sundimit të ligjit, EULEX, për qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga zyrtarët e EULEX-it ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë gjykuar në procese të ndryshme nga prokurorët dhe nga gjyqtarët e këtij misioni.

Pas fjalimit të tij deputetët e kësaj partie kishin lëshuar sallën, ku dhe ka dështuar seanca për të vazhduar të premten (dje). Mirëpo ajo sërish ka dështuar, ku pas arrestimit të tre deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje” një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë qenë në sallë, ku edhe seanca ka dështuar sërish. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit