PE kritikon SHBA-të për politikë “të njëanshme”

Mos i humb

 

 

Anëtarët e Parlamentit Europian (PE) janë shprehur se SHBA-të po ndjekin një politikë të njëanshme e cila si prioritet mban interesat e veta, duke paralajmëruar se kjo gjendje ndikon negativisht në marrëdhëniet SHBA-Bashkimi Europian (BE).

Në projektrezolutën e përgatitur nga Komiteti për Punë të Jashtme të PE-së thuhet se tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshjet themelore ndërkombëtare dhe nxitja e luftës tregtare dëmton marrëdhëniet transatlantike.

Anëtarët e PE-së kanë vënë në dukje se politika e njëanshme e ndjekur nga SHBA-të me parimin “së pari Amerika” , dëmton besimin dhe interesat e përbashkëta të SHBA-ve dhe të BE-së.

Duke u shprehur se SHBA-të duhet të tregojnë në mënyrë më të qartë nëse i kushtojnë rëndësi apo jo marrëdhënieve transatlantike, anëtarët e PE-së njoftuan se qëndrimi i ri i SHBA-ve për çështjet ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale është i pakuptueshëm.

Anëtarët e PE-së po ashtu kritikuan vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për tërheqje të njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe marrëveshja e Parisit për Klimën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit