Peci: E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Kosovës në rastin “Subvencioni 2021”

Mos i humb

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se e përshëndet aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, për rastin “Subvencioni 2021” .

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë.

“E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës, rasti “subvencioni 2021″ dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona. Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë”.

“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për ti dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativ, është imperativ i kohës”,ka thënë Peci

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit