Pedagogët ende pa paga. Rektori Koni: Faji i Ministrisë dhe administratorëve

Mos i humb

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shpjegon se i kujt është faji që pedagogët ende nuk janë paguar. Koni shpjegon se paratë janë dhe se administratorët nuk e bënë punën e tyre. Ndërkohë që sipas rektorit përgjegjësi mban edhe Ministria e Arsimit për mospërgatitjen e akteve nënligjore.

Ku qëndron teknikisht problemi? Çfarë ka çaluar në vendimmarrje që ka shkaktuar këtë ngërç financiar duke mos paguar rreth 15 mijë punonjës të universiteteve publike por edhe të administratës?

Mynyr Koni: Pritja e daljes së një akti nënligjor ka shkaktuar bllokimin e fondeve të transfertës në thesar. Të ardhurat e trashëguara nga 2017 janë të mjaftueshme për të realizuar pagesat në Universitetin e Tiranës. Ky veprim nuk është bërë as nga bordi as nga administratori.

Z. Koni a lidhet kjo problematike me ligjin e ri të Arsimit të Lartë?

Mynyr Koni: Sigurisht, por çështja e pagave ka të bëjë me një akt nënligjor që ka të bëjë me modelin e financimit dhe zbatimit të këtij modeli që pritet nga 2 ministritë sipas ligjit të arsimit të lartë”

A ka një politikë për tu përballur me mbivendosjen e kompetencave mes bordit të administrimit dhe rektoratit të ut?

Mynyr Koni: Është e vërtetë që në ut ka problematika të funksionimit të kompetencave të bordit, administratorit, senatit , rektorit. problematikat e pagave për punonjësit në rektoratin e ut janë shfaqur që në muajin mars dhe në mënyrë të vijueshme. Aktualisht janë 7-8 punonjës që kanë 8 muaj pa rroga, për shkak se administratori nuk i quan punonjës, një e drejtë që ligji nuk ja jep.

Koni thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht as nga ministria e arsimit, as nga bordi i administrimit dhe as nga administratori për bllokimin e pagave.

Në këtë situatë ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit, e cila ka premtuar se pagat do të lëshohen të hënën ose maksimalisht të mërkurën./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit