Peleshi: Gati 3 miliardë lekë për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes civile

Mos i humb

Qeveria ka shtuar fondet për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes civile, me qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit.

Për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes civile gjatë vitit 2023 qeveria ka akorduar një fond prej 1.96 miliardë lekësh. Në dispozicion të njësive të vetëqeverisjes vendore gjatë këtij viti janë vendosur 800 milionë lekë, ndërsa për eliminimin e pasojave në rastet e fatkeqësive natyrore janë vendosur 200 milionë lekë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot në një postim në rrjetet sociale se fondi në dispozicion për të rritur kapacitetet në fushën e emergjencave civile, llogaritet gati 3 miliardë lekë për këtë vit.

“Në fokus të politikave të qeverisë është mbështetja për mbrojtjen civile, rritjen e kapaciteteve, aftësive parandaluese përmes projekteve për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe përballimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit