Peleshi: Në dy javët u shuan 95 vatra zjarri, nga qershori 212 vatra të fikura

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njofton se në dy javët e para të muajit gusht janë shuar 95 vatra zjarri.

“95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin”, thekson Peleshi.

“Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme. Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik”, sqaron Peleshi.

“Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit”, përfundon Peleshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit