Peleshi: Shuhet pjesa më e madhe e zjarreve në vend

Mos i humb

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të Forcave të Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.

Duke informuar për situatën, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

“Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve. Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës”, informoi ai.

Sipas ministrit, puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit