Peleshi vizitë në Maqedoninë e Veriut, rikonfirmohet qëndrimi se ardhmja e dy vendeve i përket integrimit euroatlantik

Mos i humb

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si vende aleate të NATO-s rikonfirmojnë mbështetjen reciproke dhe ndajnë qëndrimin e përbashkët se e ardhmja e rajonit i përket integrimit Euro –Atlantik.

Ky qëndrim u theksua nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë vizitës së tij në Shkup, ku u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani si dhe homologen e tij Radmila Shekerinska.

Gjatë takimit me ministren e Mbrojtjes Radmila Shekerinska u nënvizua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve të përbashkëta, por edhe mundësia për rishikimin e përshtatjen e kuadrit ligjor të këtij bashkëpunimi me aktualitetin.

Dy ministrat ndanë të njëjtin qëndrim për të rritur bashkëpunimin dypalësh, sidomos në fushën e arsimimit, edukimit dhe stërvitjes, mbrojtjes civile, por dhe zhvillimeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, ku u përmend dhe konkretisht një qasje rajonale për projektin DIANA në kuadër të NATO-s.  Një fokus të veçantë gjatë takimit mori dhe ndërveprimi në iniciativat rajonale, US-A5, SEDM, etj, por dhe në Qendrën Rajonale për Marrëdhëniet me publikun.

Ministrat Peleshi e Shekerinska theksuan mbështetjen për politikën e dyerve të hapura në rajon. Nga ana e tij, ministri shqiptar falenderoi homologen e Maqedonisë së Veriut për qasjen pozitive dhe aktive ndaj Kosovës.

Në takimet e tjera me drejtuesit kryesorë të politikës në Maqedoninë e Veriut u fol gjerësisht për situatën  aktuale politike atje, perspektivën euro-atlantike të dy vendeve si dhe zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Peleshi i falënderoi për qasjen konstruktive ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe për rolin që ata dhe i gjithë faktori shqiptar ka për të adhmen e shtetit dhe prosperitetin e gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Peleshi

 

Peleshi1

 

Peleshi2

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit