PENDESA/ Të dhëna anti-Brexit nga një sondazh: shumica e britanikëve, pro qëndrimit në BE

Mos i humb

Më shumë britanikë duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian sesa të largohen, sipas një sondazhi të kryer nga Agjencia për Hulumtimin e Opinionit – YouGov.

Sondazhi gjithashtu tregon se britanikët do të donin të merrnin një tjetër vendim përfundimtar për statusin e Mbretërisë së Bashkuar në BE, pra t’i nënshtroheshin një tjetër referendumi raporton Reuters.

Nëse një tjetër referendum do të mbahej sot, 46 për qind e popullsisë britanike do të deklarohej pro-qëndrimit në BE, ndërsa 39 për qind do të votonin për “divorcin” përfundimtar nga blloku evropian.

Reuters thotë se kur merren parasysh edhe abstenuesit, por dhe ata që nuk dëshironin t’i përgjigjen sondazhit, 54 përqind e britanikëve do të donin të provonion një tjetër votë referendare.

Sipas Reuters, rezultatet e këtij sondazhi përkojnë me anketat e tjera të kryera në muajt e fundit.

Mostra e agjencisë ishte 25,000 qytetarë të Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, 41 për qind e britanikëve besojnë se vendimi përfundimtar mbi Brexit duhet të zgjidhet në një referendum tjetër, ndërsa 36 për qind besojnë se Parlamenti britanik duhet ta bëjë këtë.

Ndërkohë, kryeministrja Theresa May ka luftuar me pengesat që marrëveshja e saj mbi Brexit të miratohet në Parlament.

Deputetët britanikë do të fillojnë debatin mbi propozimin e kryeministres May më 14 janar.

Shefja e qeverisë së Londrës ka deklaruar nga ana e saj se ajo është kundër një referendumi të dytë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit