Për herë të parë Kina nuk raporton asnjë rast me Covid-19 me origjinë nga vendi

Mos i humb

Kina ka njoftuar se për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit të ri (Covid-19) nuk është raportuar asnjë rast i këtij virusi me origjinë nga vendi,(AA).

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë tha se dje në vend u raportuan 34 raste të reja me koronavirus, por theksoi se të gjitha rastet ishin infektuar jashtë vendit.

Zyrtarët e komisionit thanë se për rastet e zbuluara gjatë ditës së djeshme, 21 ishin në Pekin, dy në Shanghai, nëntë në provincën Guangdong, një në provincën Heilongjiang dhe një provincën Sichuan.

Zyrtarët shtuan se numri i përgjithshëm i rasteve të importuara aktualisht është 189.

Bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që kur u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi i njohur zyrtarisht si Covid-19, në mbarë botën ka marrë mbi 7.800 jetë.

Sipas OBSH-së, mbi 194 mijë raste të virusit janë konfirmuar në të paktën 164 vende dhe territore, me Evropën si epiqendër të re të pandemisë.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, shumica e personave që infektohen vuajnë nga simptoma të buta dhe shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit